Biznesmeni Gentian Sula ka ankimuar masën “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij në kuadër të hetimit për korrupsion që lidhet me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kërkesa është dërguar nga avokati i Sulës në Apelin e Posaçëm për të rishqyrtuar vendimin.
Sula ndodhet nën hetim i dyshuar për korrupsion, ndërsa e gjithë çështja është duke u ndjekur nga drejtësia.
Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës.
#news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24 #NewsUpdate #News24