“Big Brother Vip” në Shkodër, por jo siç jemi mësuar ta shohim si një “Reality Show”, por në skenën e Teatrit Migjeni. Komedia “Big Brother VIP Shkodra” ka ngjitur në skenë humoristët shkodranë të cilët imitojnë banorët e vërtetë, duke ironizuar me humor fenomenet shoqërore.
Me skenar të Ismet Drishtit, Besnik ÇINARI dhe regji nga Ismet DRISHTI, janë rikthyer në skenë mjeshtrat e mëdhenj si, Drande XHAJ, Rita GJEKA dhe Besnik ÇINARI.
Nisur nga popullariteti i formatit Big Brother, ku jetesa e disa personazheve publikë në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip ”, ka përfshirë një popull të tërë, edhe formati humoristik i këtij show është mjaft i prekshëm për publikun.
Komedia vjen nën interpretimin e akrtorëve të rinj si: Fritz Selmani, Savjana Vjerdha, Ketlin Pjalmi, Nikolin Ferketa, Aleksander Prenga, Lusi Bregu dhe Arber Bala
🎥 Connect with Ismet Drishti:
FB: https://www.facebook.com/ismet.drishti/
IG: https://www.instagram.com/ismetdrishti/
TikTok: https://www.tiktok.com/@ismetdrishti
Prodhim i Zjarr Televizion ℗ & © (https://www.zjarr.tv)