MENU

Fun & Interesting

Gëzuar 7-8 Marsin / Gatime me Nënat për festën e gruas

EVERYTHING ABOUT VILLAGE 8,585 lượt xem 2 days ago
Video Not Working? Fix It Now

Përshëndetje Miq.
Në këtë video Urojmë të gjitha vajzat dhe gratë Gëzuar 7-8 Marsin, qofshin të lumtura dhe të plotësuara. Për 8 Mars do t'ju tregojmë Gatime me Nënat për festën e gruas.

Receta 1. Mish viçi me perime
Përbërësit:
Mish viçi
2 qepë
2 patëllxhanë
2 kunguj
2 speca të kuq
2 speca jeshil
2 karrota
2 kokrra domate
kripë
vaj
rigon
piper
spec i kuq pluhur
gjethe dafine

Përgatitja:
Fillimisht marinojmë mishin me kripë, piper, vaj, spec të kuq pluhur, rigon. Qërojmë perimet i presim në pjesë të mëdha dhe i vendosim në një tepsi, i marinojmë me vaj, kripë, piper, rigon, spec të kuq pluhur. Vendosim edhe pjesët e mishit, shtojmë ujë dhe vendosim 4 gjethe dafine sipër. I mbulojmë me letër pjekje të njomur me ujë dhe e vendosim të piqet në furrë.

Receta 2. Byrek me lakër
Përbërësit:
1 kokë lakre
gjizë
3 kokrra vezë
kripë
vaj

Për brumin:
miell
vaj
kripë
ujë

Përgatitja:
Lakrën e grijmë imët dhe shtojmë gjizën, vezët, kripën dhe vajin. E përziejmë mirë. Hapim petët si në video, pra fillimisht hapim 10 petë të vogla, i vendosim njëra mbi tjetrën duke vendosur midis niseshte. Më pas petët e vogla sëbashku i hapim në një petë të madhe. Shtrojmë petën në tepsi, shtrojmë masën e përgatitur. Hapim njësoj edhe petën e sipërme, e lyejmë me vaj dhe e vendosim të piqet.

Receta 2. Byrek me spinaq
Përbërësit:
spinaq
gjizë
vaj
kripë

Për brumin:
miell
vaj
kripë
ujë

Përgatitja:
Sipnaqin e grijmë imët, i vendosim në tenxhere, shtojmë vaj dhe pak kripë, dhe e vendosim në zjarr. E lëmë në zjarr për 5 minuta dhe më pas e largojmë nga zjarri. Shtojmë gjizën, përziejmë. Hapim petët një nga një si në video, poshtë i vendosim 4 petë, shtrojmë masën dhe vendosim sipër 3 petë. E lyejmë me vaj sipër dhe e vendosim të piqet në furrë.

Receta 4: Kek me reçel kumbulle
3 kokrra vezë
200 gr sheqer
1 gotë vaj
2 gota kos
recel kumbulle
rrush i thatë
miell
pluhur pjekje

Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin. Shtojmë kosin, reçelin e kumbullës, përziejmë mirë. Shtojmë vajin, dhe miellin ngadalë duke e situr, pluhurin pjekës. Në fund shtojmë rrushin e thatë. Lyejmë tavën me gjalpë dhe shtojmë masën. E vendosim të piqet në furrë në temperaturë 170 gradë C.

Receta 5.Sallatë më lakër dhe karrota
Përgatitja:
Lakër e kuqe
Karrota
3 lugë majonezë
3 lugë kos
vaj
kripë
uthull

Përgatitja:
Grijmë imët lakrën e kuqe. Grijmë karrotat në rende, shtojmë majonezën, kosin, vajin, kripën dhe uthullën, përziejmë dhe sallata është gati.

Receta 6. Sallatë me panxhar
Përbërësit:
panxhar
djathë i bardhë
4 thelpinj hudhre
vaj
kripë
uthull
majdanoz

Përgatitja:
Panxharin e grijmë në rende. Grijmë thelpinjtë e hudhrës dhe i shtojmë te panxhari. Shtojmë djathin, vajin, kripën dhe uthullën, përziejmë. Sipër i hedhim majdanoz.

Nëse ju pëlqeu video na mbështesni duke Klikuar Like, Share dhe duke Komentuar. Klikoni SUBSCRIBE @everythingaboutvillage për më shumë video rreth jetës në fshat, gatimeve të fshatit, traditat e fshatit dhe punët e ndryshme që realizohen në fshat.
Faleminderit!

Comment