Video arkivë/ “Këngët e Shekullit” edicioni i dytë, nata finale
Pas 10 javësh me hitet e muzikës shqiptare, edicionit të dytë të spektaklit “Këngët e Shekullit” i erdhi fundi. Si në çdo mbrëmje, këngët i ka shoqëruar orkestra e “Këngëve të Shekullit” me dirigjent Robert Radojën.
Natën finale e hapi këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi e cila interpretoi këngën “Unë dhe shokët e mi”.
“Herën e parë që jam ngjitur në skenë kam kënduar këngën “Tekstilistes”, kompozuar nga Vasil Mema. Kam patur emocione të mëdha sepse e kisha ëndërr të merja pjesë në festival”, tregoi Kondakçi.
Këngëtari i dytë që interpretoi ishte po ashtu një i ftuar. Kozma Dushi këndoi sëbashku me Eranda Libohovën këngën “Nuk iu zemërova Pranverës” me muzikë të Luan Zhegut dhe poezi të Arben Dukës.
“Pragu i vegjëlisë” ishte po ashtu një tjetër duet që u interpretua nga këngëtarët Redon Makashi dhe Ermira Babaliu.
Një tjetër surprizë e natës finale ishte edhe dueti mes Redon Makashit dhe nënës së tij, Drira Makashi të cilët interpretuan për herë të parë bashkë këngën “Serenatë për nusen”.
“Kafe Flora” ishte kënga e radhës interpretuar nga këngëtarja Lindita Theodhori dhe Orgesa Zaimi e Samata Karavella.
Aleksandër Gjoka ishte i ftuari i radhës i cili interpretoi këngën “E doni dashurinë” krah këngëtares Evis Mula.
Arta Babaramo dhe Tonin Tërshana ishin dy të ftuar të tjerë në natën finale të spektaklit “Këngët e Shekullit”, ku Babaramo interpretoi një nga krijimet më të bukura të Tërshanës të titulluar “Manushaqja”.
“Kur vjen Pranvera” u interpretua nga këngëtarja Mira Konçi dhe Produkt 28.
Sofia Kolgjini dhe Mersona Kaçe ishin 2 të ftuara të tjera të cilat interpretuan “Këngët e rinisë” së bashku me këngëtarin Luan Zhegu.
Ajo ka kënduar një hit në vitet 70-të “Ja ti je veshur ushtarake” të cilën Puntore Mançi e rinterpretoi edhe një herë në “Këngët e Shekullit” sëbashku me Anjeza Shahinin.
“Qeshu rini” ishte një tjetër këngë që u interpretua nga këngëtari Gjergj Leka dhe Eneda Tarifa.
Vikena Kamenica dhe Sherif Mejdani interpretuan një këngë hit të viteve më parë “Djaloshi dhe shiu”.
Ema Qazimi ishte e ftuara e radhës në “Këngët e Shekullit” e cila interpretoi krah Xhejsi Jorgaqit dhe Vesa Smolicës këngën “Nën yje prisnim vitin e ri”.
Myfarete Laze nuk mund të mungonte në natën finale të spektaklit “Këngët e Shekullit” e cila interpretoi me këngëtaren Anjeza Shahini këngën “Shoqet tona ilegale”.
Anita Take po ashtu ishte e ftuar në “Këngët e Shekullit ku interpretoi krah vëllezërve korçarë, Endri dhe Stefi Prifti.
Grupi “Lira” dhe Mariza Ikonomi interpretuan këngën e njohur “Kur më vjen burri nga stani” të cilët me interpretimin e tyre dhe së bashku me të gjithë artistët e tjerë mbyllën natën finale të edicionit të dytë të spektaklit “Këngët e Shekullit”.
*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 2002-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al