MENU

Fun & Interesting

Një avokat amerikan për Veliajn, çfarë do të ndodh në SPAK? Hoxha: 'Loja' do luhet në Strasburg

Top Channel Albania 3,209 3 hours ago
Video Not Working? Fix It Now

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, pas rreth 1 muaj beteje publike për prokurorin e çështjes Ols Dado dhe gjyqtarin e shkallës së parë të GJKKO Erion Bani, do të lërë këtë të martë qelinë e paraburgimit në Durrës për të qenë i pranishëm në Apelin e Posaçëm ku do të kërkojë lirinë dhe rrëzimin e akuzave të ngritura ndaj tij. Sot në SPAK ishte edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, e cila kërkoi heqjen e sekuestros ndaj llogarive të saj. Këtë të hënë Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e nënës së Xoxës, ku Gjykata la në fuqi sekuestron preventive ndaj vilës në Qerret, për të cilën Valbona Xoxa, kërkoi që të hiqet nga hetimet e SPAK. Grupit të juristëve që po mbrojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i është bashkuar edhe juristi amerikan, Joshua Roberts. 24 orë përpara gjyqit juristët kanë vizituar në IEVP Durrës kryebashkiakun Veliaj. Seanca në Apelin e Posaçëm do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Çfarë do të ndodh me procesin gjyqësor që tronditi mazhorancën? A do t'i bashkohet Erion Veliaj trupës së Partisë Socialiste në fushatë ashtu siç ka premtuar? Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopStory#GridaDuma#TopChannel

Comment