#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan #BleonaMetushi #ArmandBajrami #EniFerhati #MerinMaçi #RayyanAlwan #DeFadiAlwan #vrasjaepalestinezes
Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të mërkure i referohet tre ngjarjeve më të rëndësishme të opinionit publik. E para lidhet me vrasjen misterioze të 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan. Fillimisht u dyshua se ajo u vra nga bashkëshorti i saj, por më vonë hetimet e autoriteteve shqiptare thonë se në fakt ajo është vrarë nga babai i saj 49-vjeçari De Fadi Alwan. Trupi i pajetë i palestinezes u gjet disa ditë më vonë. Ndërkohë që sipas autoriteteve 49-vjeçari u largua fillimisht në Greqi e më pas në Holandë. Palestinezët mbërritën në vendin tonë më 19 Shkurt përmes aeroportit të Rinasit nga Gjermania. Fillimisht u mendua se ata erdhën në Shqipëri për pushime. Ngjarja e dytë që diskutohet në emisionin “Opinion” është përgjimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK, ku mendohet se ka qenë një operacion i tërë për të korruptuar Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vendim i cili do të zhvlerësonte përgjimet e ‘SkyECC’ dhe EncroChat në raport me paditë penale. Ngjarja e tretë më e rëndësishme që ka tronditur opinion publik lidhet me hetimet për një sërë oficerësh policie, sërish nga SkyEcc dhe EncroChat, ku janë identifikuar si pas përgjimeve si oficerë problematikë dhe që kanë lidhje me krimin.
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/