#ReportTv #ReportTvLajme #odetadume
Kur një çift divorcohet, ata që vuajnë më shumë pasojat janë fëmijët… pasojat negative sidomos për shëndetin mendor, emocional dhe social të tyre. I tillë është edhe rasti i sotëm ku divorci i prindërve ka sjellë probleme tek djali i mitur.
Viola Kurti është një 34 vjeçare e cila u njoh në vitin 2018 me Ervinin. Të dy u fejuan pas një viti ndërsa kur ishte 8 muajshe shtatzënë ajo shkoi të jetojë në shtëpinë e tij ku edhe u celebruan më datë 23 prill të 2021.Por kjo martesë zgjati shumë pak…
Ishte 6 maji i po atij viti kur në jetë erdhi djali ndërsa konfliktet në çift ishin të pranishme për shkak të xhelozisë dhe ajo që e bën edhe më të rëndë është fakti që shpesh Ervini mohonte edhe atësinë e djalit të tij ku gjithashtu edhe e dhunonte Violën me të birin. Kjo gjë solli që 2 muaj pas celebrimit, çifti të ndahej dhe nëna me foshnjen të kthehej tek shtëpia e prindërve.
Edhe pas ndarjes Viola nuk e pengoi kurrë babanë që të kishte kontakt me të birin edhe pse ai shpesh sillte konflikte dhe i kërcënonte. Më8 prill 2022 çifti arriti të divorcohej ndërsa gjykata vendosi një pension ushqimor që babai duhej të paguante për djalin ndërsa këtë të fundit ta takonte fillimisht 3 herë në javë dhe pasi të mbushte moshën 2 vjeç, vetëm 2 herë në muaj. Për shkak të situatës, djali refuzon ta takojë babain e tij dhe të dalë nga shtëpia por kjo gjë ka sjellë probleme me zyrën përmbaruese të cilët i kanë vendosur një gjobë nënës me pretekstin se nuk lejon të fëmijën të takojë të atin.
Sot Viola jeton me prindërit dhe dy vëllezërit më të vegjën ndërsa kujdeset edhe për djalin e vogël. Ajo kërkon që ish-bashkëshorti mos ta kërcënojë më dhe të mos u sjellë më probleme në familje.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv