MENU

Fun & Interesting

Pa Gjurme- E vetme në Gjermani për kurim, zhd*ket korçarja nga spitali/Familja: Në bisedën e fundit…

Pa Gjurme 3,174 4 days ago
Video Not Working? Fix It Now

#odetadume #ReportTvLajme #pagjurme Kristina Dauti është një 68-vjeçare nga Korça e cila rezulton e humbur për familjen që prej datës 26 maj 2021. Ajo ishte vendosur në Hamburg të Gjermanisë që prej vitit 2019, për tu kuruar pasi vuante nga probleme shëndetësore ndërsa në vitin 2020, ajo shkëputi cdo kontakt me familjen. Pas denoncimit nga kunata për zhdukjen e saj në “Pa Gjurmë”, me ndihmën e një gazetari nga Kosta Rika, i cili jo vetëm e kishte njohur shqiptaren në spitalin ku jetonte në Hamburg, por edhe i kishte shërbyer, arritëm të bienim në gjurmët e Kristinës dhe të dyja të lidheshin live me njëra tjetrën. Gjatë kësj bisede Kristina tregoi se i ishte nënshtruar një operacioni në shtyllën kurrizore dhe se tashmë ishte në një gjendje të stabilizuar. Kristina Dauti ka jetuar për 25 vitesh në Athinë të Greqisë e vetme me problemet e shëndetit që e shoqëruan gjithë jetën. Një aksidenti, që i ndodhi në vogëli i dëmtoi njërën këmbë, ndërsa e la me probleme. Jetesa larg familjes e kishte shkëputur prej kohësh më Shqipërinë, ndërsa nuk kishte mundur të vinte për shumë vite edhe kur u ndanë nga kjo jetë vëllai, nëna dhe babai i saj. Largimi drejt Gjermanisë ishte shpresa për të kryer operacionin që kishte dëshiruar prej kohësh, operacion të cilin nuk ia mori përsipër asnjë shtet tjetër. Por që pas atij momenti, të datës 26 maj 2021 Kristina sërish shkëputi kontaktet me kunatën e cila e shqetësuar për fatin e saj kërkon ndihmën tonë për t’u vënë në kontakt me 68-vjeçaren. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Comment