MENU

Fun & Interesting

Pa gjurme- Gruaja e braktisi në spital e i vodhi lekët/Prek 44-vjeçari:Familja më vrau për së gjalli

Report TV 60,445 11 months ago
Video Not Working? Fix It Now

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com dhe https://www.report-tv.al/home Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: https://www.youtube.com/channel/UCk_fYBSdzmwhZEDPG5L4ShQ?sub_confirmation=1 Like Report Tv on Facebook HERE: https://www.facebook.com/reporttval/ report-tv.al/home shqiptarja.com/home facebook.com/reporttval instagram.com/reporttv.al/?hl=en twitter.com/shqiptarjacom?lang=en https://www.instagram.com/shqiptarjacom/?hl=en Historia tronditëse ku një 44-vjeçar nga Durrësi denoncon bashkëshorten e tij se i ka vjedhur paratë e dëmshpërblimit pas një mjekimi të gabuar në një spital në Gjermani. Gjithcka e ka zanafillën në vitin 2014 kur Orest Maloku baba i 5 fëmijëve u nis për në Gjermani për kurim për shkak të një problemi shëndetësor që kishte me këmbët. Ai kreu disa ndërhyrje në spitalin gjerman të cilat rezultuan fatale për të duke u infektuar me hepatit B, krisje tek legeni dhe protezat e vëna gabim bënë që Oresti të kishte një këmbë më të gjatë dhe një më të shkurtër ndërsa i japin problem në të ecur. Një vit më pas, në 2016 në Gjermani shkon edhe bashkëshortja Suzana Maloku bashkë me 5 fëmijët. Por sërish problemet për Orestin nuk do të kishin të ndalur. Për shkak të mjekimit të gabuar, 44-vjeëari përfitonte dëmshpërblim nga shteti Gjerman, gjë e cila në bashkpunim me një avokat dhe dy punonjësit e shërbimit social, bashkëshortja Suzana i ka marrë paratë pa dijeninë e të shoqit. Pasi ky i fundit nisi të kërkonte të drejtën e tij, Suzana iu kundërvu duke bërë denoncime të rreme me qëllimin e vetëm, kthimin e tij në Shqipëri që të mos zbulohej mashtrimi. Kjo gjë u arrit kur në shkurt të këtij viti Oresti u kthye në atdhe nga shteti Gjerman edhe pse dokumentat i kishte të rregullta. Gjithashtu ajo që forcon më shumë dyshimet e këtij babai është fakti që Suzana ka blerë një shtëpi private në Gjermani ku jeton me fëmijët. Ndërsa Oresti jeton në Durrës me nënën e tij dhe është në kërkim të së drejtës dhe personat që i kanë bërë këto padrejtësi të ndëshkohen.

Comment