MENU

Fun & Interesting

Pa Gjurme-‘Nuk i bëra kafen vjehrrës, burri më dhunoi’/E reja:Më ndau nga i biri, por më dhemb se…

Report TV 53,830 lượt xem 3 weeks ago
Video Not Working? Fix It Now

Prej 1 viti nuk shikon dhe as nuk u dëgjon zërin dy fëmijëve, një nënë në kërkim të tyre.
E rritur pa baba, ishte daja ai që vendoste për fatin e Lutfije Plakut nga Durrësi. Ai vendosi që 19-vjeçaren e asaj kohe ta martonte me Bledar Muhajn po nga Durrësi. Edhe pse Lutfija nuk ishte dakord për këtë martesë, kjo gjë nuk u mor për bazë ndërsa fillimisht me bashkëshortin jetuan në Greqi. Pasi u kthyen në Shqipëri në vitin 2009 mes tyre lindën konfliktet për shkak se jetonin me prindërit e Bledarit dhe nëna e këtij të fundit ndërhynte në marrëdhënien e tyre. NË jetë erdhën dhe dy djem ndërsa vazhdimisht konfliktet ishin të pranishme, ndërsa arrinin edhe në dhunë fizike ndaj të resë. Kjo e fundit nuk denoncoi kurrë në polici për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti.
Bledar Muhaj ishte ai që vendosi t’I drejtohej gjykatës në vitin 2018 për divorc duke qenë se martesës së tyre I kishte ardhur fundi.

Vendimi I gjykatës së shkallës së parë në 2018 ia caktoi kujdestarinë e djemve nënës së tyre ndërsa babait takime 2 herë në muaj dhe detyrimin ushqimor. Bledari nuk ishte dakord me këtë vendim dhe e apeloi më 9 prill 2019. 45-vjeçari ka pretenduar se nëna ka ushtruar dhumë mbi dy të miturit.
Edhe djali i madh ka dëshmuar kundra nënës se kjo e fundit ka ushtruar dhunë fizike mbi të dhe të vëllanë. Lutfije Plaku e mohon kategorikisht dhunën ndërsa pretendon se djali është kërcënuar nga I ati për të dëshmuar kundra saj.
Për pasojë vendimi i gjykatës së shkallës së parë është rrëzuar duke ia lënë kujdestarinë babait, ndërsa nëna takim një herë në javë.


Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/

Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: https://www.youtube.com/@ReportTVAlbania

Follow Report Tv on Facebook: https://www.facebook.com/reporttval/
Follow Shqiptarja.com on Facebook: https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/
Follow Report Tv on Instagram: https://www.instagram.com/reporttv.al
Follow Shqiptarja.com on Instagram: https://www.instagram.com/shqiptarjacom/
Follow Report Tv on Twitter: https://www.twitter.com/shqiptarjacom/
Follow Shqiptarja.com on TikTok: https://www.tiktok.com/@shqiptarjacom

#ReportTv #ReportTvLajme #pagjurme #odetadume #reportTV

Comment