Një histori e pazakonte do të vijë e rrëfyer pasditen e sotme nga një 46-vjeçare e cila vendosi te pranojë një marredhenie poligamike. Jetesa me gruan e parë të personit që ajo dashuronte nuk ishte e lehte. Edhe pse fillimisht ajo në atë shtëpi u fut si shërbëtore ku do t’i shërbente nuses së sëmurë, ajo krijoi raportin e dashurisë me Irfanin ku ata e shpallën veten burrë e grua edhe pse ai nuk e kishte bërë ende divorcin me gruan që lëngonte në shtrat. Ata prisnin që ajo të largohej nga kjo jetë dhe ata të finalizonin dashurinë e tyre.
Natasha dhe Irfanin u njohën 23 vite më parë ndërsa të dy ranë në dashuri. Fillimisht e reja e asaj kohe nuk ishte në dijeni se Irfani kishte grua dhe ishte baba i 3 djemve. Gruaja e parë e Irfanit ishte sëmurur kohët e fundit dhe ishte e paralizuar asokohe. Pasi zbuloi këtë gjë, nga dashuria e madhe Natasha pranoi që të jetonte në një shtëpi me familjen e tij dhe për më tepër të kujdesej edhe për gruan e parë. Kjo gjë nuk u prit mirë nga 3 djemtë pasi ata nuk donin kurrsesi një njerkë në shtëpi, ndërsa kishin nënën e tyre.
Pas disa kohësh nëna e tyre vdiq dhe Irfani u detyrua të jetojë më vete me Natashën pasi askush nuk e pranonte marrëdhënien që ata kishin krijuar… as familjarët e të dyja palëve.
Nga kjo marrëdhënie në jetë erdhi një vajzë e cila për shkak të konflikteve të vazhdueshme me familjarët e babait të saj, ajo kaluar në gjendje të rëndë psikologjike dhe sot vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Para disa vitesh Irfani ndërroi jetë ndërsa si të mos mjaftonte kjo, 3 djemtë i kanë nxjerrë nga shtëpia nënë e bijë. Sot të dyja kanë përfunduar me qira ndërsa jetojnë me cfarë u falin të tjerët. Për shkak të problemit që ka 21-vjeçarja është agresive dhe shpesh ushtron dhunë edhe mbi nënën e saj.
Sot Natasha Thartori gjendet e vetme nën peshën e të gjitha halleve që i kanë rënë për shkak të një zgjedhje jo të menduar mirë që bëri 23 vite më parë.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/
Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: https://www.youtube.com/@ReportTVAlbania
Follow Report Tv on Facebook: https://www.facebook.com/reporttval/
Follow Shqiptarja.com on Facebook: https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/
Follow Report Tv on Instagram: https://www.instagram.com/reporttv.al
Follow Shqiptarja.com on Instagram: https://www.instagram.com/shqiptarjacom/
Follow Report Tv on Twitter: https://www.twitter.com/shqiptarjacom/
Follow Shqiptarja.com on TikTok: https://www.tiktok.com/@shqiptarjacom
#ReportTv #ReportTvLajme #pagjurme #odetadume #reportTV