MENU

Fun & Interesting

Seanca e 3-të radhazi, Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO

RTV KLAN 2,449 lượt xem 13 hours ago
Video Not Working? Fix It Now

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Apelit të GJKKO. Në seancën e 3-të radhazi ndaj tij, pritet marrja e vendimit për të pranuar ose jo kërkesën për masë më të lehtë sigurie. Kështu ka komunikuar dje gjyqtari Engert Pëllumbi, në seancën që zgjati 3 orë.

Në 2 ditët paraardhëse, SPAK ka paraqitur prova të reja ndaj kryetarit të bashkisë, ndërsa ky i fundit i ka kundërshtuar me argumentin se bëhet fjalë për përgjim të bisedave telefonike me djalin e tij dhe për intervista në televizione.

Për kërkesën e saj për heqje të sekuestros ndaj llogarive bankare, këtë të Enjte është paraqitur në SPAK edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për Ajola Xoxën u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Prej më shumë se 1 muaji tashmë, Veliaj ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Comment