MENU

Fun & Interesting

Stop - Emisioni i plotë - 10 Mars 2025 (Sezoni 10)

RTV KLAN 7,832 lượt xem 1 day ago
Video Not Working? Fix It Now

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

7 vjecarja Onilda ka realizuar një pikturë të Saimirit dhe Gentit dhe e ka sjellë në redaksinë tonë. Të akuzuarit e dosjes 5 D të aferave në bashkinë e Tiranës kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, për t’ia hedhur paq drejtësisë. Tani pritet, që të shihen pasuritë e tyre, në bazë të parimit të gjithëpranuar “follow the money”.

Pak javë më parë u publikua një lajm, se disa rrjete sociale denigronin vajzat minorene në qytetin e Fierit, duke shpërndarë foto e materiale private të tyre. Më pas, u shkruajt, se pas kësaj veprimtarie qëndronte një 17 vjecar me emrin Klevis Kamberaj.Vetë Klevisi thotë, se po e përjeton keq gjithë këtë situatë. Ai thotë, se nuk ka gisht fare në këtë histori dhe është detyruar të lerë shkollën, pasi e kërcënojnë me jetë.Edhe e ëma e Klevisit tregon, se familja ndjehet e kërcënuar, pasi edhe poshtë shtëpisë u kanë vajtur shumë persona.Babai i djalit shkon në polici, ku i thonë, se kanë dijeni, që Klevisi nuk ka të bëjë me publikimin e fotove online.Sipas avokatit Andi Doko, policia duhet të mbrojë të riun dhe ta shoqërojë në shkollë dhe në shtëpi.Psikologu Skënder Ravolli, shprehet, se prindërit dhe shkolla duhet të punojnë për të tilla raste, që janë në rritje.Gazetari i “Stop” në bashkëpunim me policinë ndihmojnë 17 vjecarin, duke garantuar mbrojtje të jetës, pasi të gjithë e akuzojnë atë, se ka përdorur një llogari në rrjete sociale për të denigruar minorenë në Fier.

Hysni Eshja, nga Elbasani, tregon, se prej 20 vitesh është invalid i grupit të parë, por ai nuk përfiton rimbursimin e naftës, duke qenë se ka marrë një makinë. Prej vitesh shprehet, se është sorollatur nga sigurimet shoqërore.Sipas sektorit të financës nga Sigurimet Shoqërore Elbasan, nuk ka më një ligj për rimbursimin e naftës së invalidëve, por janë vetëm disa persona, të cilët kanë përfituar prej vitit 2005.Në këtë skemë, sipas zyrtares lokale, janë vetëm 30 veta nga Elbasani.Të tjerë nuk futen më.Hysniu tregon, se në vitin 2019 i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së parë Durrës dhe kjo e fundit, ka vendosur t’i japë të drejtë. Por tani cështja është në apel ende e pashqyrtuar.



SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comment