Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Pompa e kërcim me litar në rrugë, çfarë fituan ata, që e pranuan sfidën
Sa gati janë shqiptarët ta provojnë veten në ushtrime fizike. Ne i kemi sfiduar ata, që të bëjnë pompa, apo hedhje me litar në mes të rrugës. Për më të guximshmit, nuk kanë munguar edhe cmimet.
30 vjet pritje për pronën e fitua, dy vëllezër vdiqën, i treti pret drejtësi
Jemi në Luz të vogël të Kavajës, ku takuam zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit, fituan të drejtën e pronës në vitin ‘94 nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për 16mijë m2 tokë. Në vitin 2009 u skualifikua nga ATP, por më pas e rifitoi të drejtën në dy shkallët e gjyqësorit. Sot, kanë kaluar 30 vjet, por Vahidi thotë, se nuk kanë marrë as tokë dhe pas para.Kur shkon në ATP i thonë, që duhet të presë pa afat, që vendimi të dalë në Fletoren Zyrtare. Ne morëm kontakt me Agjensinë e Trajtimit të Pronave, ku na thanë, që nuk kanë të administruar vendimin e formës së prerë, vendim, që e con vetë qytetari në ATP.Ai shpreson të mund të gjejë të drejtën, sa është gjallë, pasi vëllezërit kanë ndërruar jetë pa e gëzuar pronën e tyre.
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit, që humbi gruan
I jemi drejtuar qytetit të Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili, ka mbetur me 6 fëmijët e tij jetimë, nga mosha 1 deri ne 16 vjec, pasi bashkëshortja ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë. Iliri është detyruar të bëjë nënën dhe babain për fëmijët, duke mos patur mundësi as të punojë. Të ardhurat e Ilirit janë 160 mijë lekë të ndihmës ekonomike, dhe 80 mijë lekë të kempit të djalit, që vuan nga astma dhe prapambetja mendore. Ai kërkon, që bashkia ta ndihmojë me punësim e të bëjë dicka për banesën e tij.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” sigurojnë ushqime për këtë. Nga ana tjetër, në terren për të parë situatën, vjen Shefi i Kabinetit të Kryebashkiakut, Sedat Mahmutaj, si dhe sektori i ndihmës ekonomike dhe Shërbimit social.Bashkia e Kavajës do ta ndihmojë këtë famije me ndihma, fëmijët e vegjël do shkojnë në cerdhe dhe kopsht, ndërsa babai, është punësuar nga Bashkia, e cila do të mundësojnë edhe riparimin e banesës. Vec kësaj, zyra arsimore dhe gjimnazi i qytetit kanë mbledhur të holla për të ndihmuar familjen në pamundësi ekonomike.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/