MENU

Fun & Interesting

Stop/ “Çfarë i thonë 1 mo”, noterja Haxhiu certifikohet në italisht, s’di asnjë fjalë - 3 Mars 2025

RTV KLAN 16,692 3 weeks ago
Video Not Working? Fix It Now

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte shkeljet e noteres së Fierit Anila Haxhiu.Në mars 2023 treguam, sesi bashkëshorti i noteres i premtoi një prindi, t’i kalonte jashtë fëmijën pa prokurën e prindit tjetër, duke paguar 550 euro.Pas denoncimit, noterja arriti deri në pikën, që dhunoi gazetaren dhe operatorin e emisionit “Stop”.Në prill 2023 treguam vulën e falsifikuar të noteres për përkthim e rezultoi, se vula i përkiste blektorit Pelivan Metushi.Për gjithë këto shkelje Ministria e Drejtësisë gjobiti me 5 milionë lekë noteren Anila Haxhiu.Aso kohe, noterja Haxhiu,nuk ishte e certifikuar nga Ministria e Drejtësisë si përkthyese e këtyre gjuhëve të huaja. Disa muaj pas transmetimit, një email në redaksinë tonë, na sinjalizon, se në vitin 2024 Anila Haxhiu ka marrë nga Ministria e Drejtësisë dy certifikata si përkthyese zyrtare e italishtes dhe anglishtes, në konkursin e zhvilluar me shkrim dhe me gojë në Ministri.Në përgjigjen zyrtare Ministria e konfirmon konkursin dhe kualifikimin e noteres Haxhiu në këto dy gjuhë të huaja. Dy agjentët të emisionit u paraqitën si shtetas italianë në zyrën e noteres Haxhiu, por kjo e fundit, nuk dinte as komunikimin bazik në italisht.Ky moment hedh dyshime të forta mbi mënyrën, sesi është certifikuar Anila Haxhiu në italisht dhe anglisht. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comment