MENU

Fun & Interesting

"Vendimin për Veliajn do merret gjallë a vdekur", Gjokutaj tregon çfarë ndodh nëse smerret vendim...

Top Channel Albania 7,901 lượt xem 1 day ago
Video Not Working? Fix It Now

Gjyqi i Apelit të GJKKO për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duket se është kthyer në maratonë, pasi ende nuk ka një vendim. I pari i Bashkisë kërkon lirimin nga burgu për të vazhduar angazhimet e tij në krye të Tiranës, por dhe politike, të paktën deri në gjykimin në fazë përfundimtare. Prokurorët Altin Dumani dhe Olsi Dado duan që Veliaj të qëndrojë në qeli, pasi e konsiderojnë si rrezik për prishjen e provave. Ata paraqiten para trupit gjykues të martën prova të reja ndaj kryebashkiakut. Një tjetër proces i rëndësishëm ndaj një politikani me peshë u zhvillua në dyert e Gjykatës së Lartë. Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike, mësoi rrëzimin e rekursit të bërë nga pala mbrojtëse duke e lënë në burg.Gjykata e Lartë para mospranimit të rekursit kishte refuzuar kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli. Ish-deputeti i PD-së reagoi nga qelia duke deklaruar sërish se burgosja e tij është politike.

Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top"

Autore dhe moderatore: Grida Duma

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopStory#GridaDuma#TopChannel

Comment